Sport

Shaqiri u kërkon falje tifozëve

Descriptive Text

Xherdan Shaqiri u ka kërkuar falje tifozëve pas humbjes së thellë, 6:1, të Zvicrës nga Portugalia. Zvicra eliminohet nga Botërori, ndërsa Portugalia kalon në çerekfinale.

“Është vështirë të thuhet diçka pas një ndeshje si kjo. Jemi shumë të dëshpëruar dhe do të doja t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve në Zvicër në emër të ekipit. Kjo që treguam sot nuk është fytyra jonë e vërtetë. Por ky është futbolli”, ka thënë Shaqiri.

“Trajneri na ka dhënë planin dhe ne jemi munduar të bëjmë më të mirën në fushë. Por për fat të keq nuk funksionoi sonte. Ishte befasi për secilin, por të gjithë jemi profesionistë, e dëgjojmë trajnerin dhe mundohemi të japim më të mirën. Gjithnjë ishim pak vonë, kemi pranuar gola nga ndërprerjet që nuk është dashur të ndodhë”, ka thënë Shaqiri për SRF.