Sport

Përfundon Botërori për Shaqirin e Xhakën, Portugalia në çerekfinale me fitore bindëse

Ka përfunduar Kampionati Botëror për Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën. Dy shqiptarët e Zvicrës kanë pasur vështirësi për të shfaqur shumë në ndeshjen ndaj Portugalisë. Portugalia dominoi plotësisht në fushë dhe me fitore të thellë, 6:1, avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

Ishte kjo ndeshja e fundit e një të tetës së finales, që u zhvillua të martën mbrëma në “Lusail Stadium”.

Portugalia luan me Marokun në çerekfinale, më 10 dhjetor.

Goncalo Ramos ka udhëhequr Portugalinë drejt fitores së thellë. Ai shënoi “hat-trick” në ndeshjen me helvetikët. Ishte tregolëshi i parë në Kupën e Botës në Katar dhe i 53-ti në histori të ngjarjes.

Ramos shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Ishte supergol, me goditje nga pozitë shumë e vështirë. Ai shënoi gol tjetër në minutën e 51-të, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 67-të. Pepe shënoi për 2:0 në minutën e 33-të, ndërsa Raphael Guerreiro shtoi gol tjetër në minutën e 55-të. Fare në fund realizoi edhe Rafael Leao.

Golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Manuel Akanji në minutën e 58-të. Kështu vazhdon pritja e gjatë e Zvicrës për paraqitje në çerekfinale. Shaqiri e Xhaka kompletuan ndeshjen, kurse nw fund u aktivizua edhe Ardon Jashari, pwr tw cilin wshtw debutim nw Kupwn e Botws.

Portugalia ka zënë vend në mesin e tetë përfaqësueseve më të mira dhe synon të shkojë deri në fund.

Cristiano Ronaldo është lënë në stol në ndeshjen ndaj Zvicrës. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 73-të, pasi tifozët thirrën disa herë emrin e tij.


Leao shënon golin e gjashtë të Portugalisë

Portugalia po udhëheq 6:1 ndaj Zvicrës.

Për 6:1 shënoi Rafael Leao në minutën e 92-të Ishte tjetër supergol në këtë sfidë. Leao u aktivizua vetëm në minutën e 87-të.

https://dubz.co/v/mc99xz


Ramos kompleton “hat-trickun, 5:1 për Portugalinë

Goncalo Ramos nuk ka të ndalur në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Ai ka kompletuar “hat-trickun” në minutën e 67-të. Realizoi për 5:1.

https://dubz.co/v/2g6cp5


Zvicra shënon golin e parë 

Zvicra ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Për 4:1 shënoi Manuel Akanji në minutën e 58-të.

Goli i Akanjit


Portugalia po fiton thellë ndaj Zvicrës. Për 4:0 ka shënuar Raphael Guerreiro në minutën e 55-të.

Zvicra po duket thuajse e dorëzuar.

Goli i Guerreiros


Goncalo Ramos ka shënuar golin e dytë për Portugalinë në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Portugalia udhëheq 3:0 prej minutës së 51-të.

https://dubz.co/v/s3ppw5


Portugalia udhëheq 2:0, Zvicra shfaqi fare pak në pjesën e parë

Portugalia po udhëheq bindshëm pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Zvicrës. Portugezët ndonëse pa Ronaldon në fushë, po udhëheqin 2:0.

Zvicra ka shfaqur pak në fushë, me gjithë përpjekjet.

Është kjo ndeshja e fundit e një të tetës së finales.


Portugalia thellon epërsinë, shënon Pepe

Mbrojtësi Pepe është shkëputur lartë për të shënuar golin e dytë për Portugalinë ndaj Zvicrës.

Pas një goditje nga këndi, Pepe shënoi për 2:0 në minutën e 33-të.

https://streamag.com/?id=g8kyPU


Rrezikon Shaqiri

Pas gjysmë ore lojë, Zvicra ka provuar për herë të parë të shënoi ndaj Portugalisë.

Shaqiri provoi nga goditja e dënimit, por për pak nuk ishte i saktë.


Çfarë supergoli nga Ramos, Portugalia në epërsi

Portugalia ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Zvicrës. Në minutën e 17-të gol të bukur ka shënuar Goncalo Ramos. Ishte momenti i parë i rëndësishëm në ndeshje.

Ishte ky njëri prej golave më të bukur në Botëror. Portugalia po udhëheq 1:0.

https://dubz.co/v/z5x2c5


Nis ndeshja Portugalia - Zvicra

Ka nisur ndeshja e fundit e fazës së një të tetës së finales mes Portugalisë dhe Zvicrës.

Takimi po luhet në stadiumin “Lusail Iconic”.

Nga minuta e parë te helvetikët po luan kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ardon Jashari është në bankën rezervë.

Në bankë edhe superylli portugez Cristiano Ronaldo.