Një ditë pasi rezervuan një vend në çerekfinale të Kupës së Botës, yjet e Brazilit mundën të çlodhen me familjet e në seancën stërvitore të së martës. Fitorja e madhe ndaj Koresë së Jugut 4:1 të hënën, i siguroi Brazilit një kalim në çerekfinale në Katar.
Më pak se 24 orë më vonë, lojtarët e Brazilit zhvilluan një stërvitje të lehtë në bazën e ekipit. Ashtu siç bënë gjatë fitores të së hënës, argëtimi dhe lojërat pasuan menjëherë në stërvitjen e Brazilit. Yjet Neymar dhe Richarlison pozuan për foto me fansat, ndërsa fëmijët dhe nipërit vrapuan në fushë për të përqafuar lojtarët dhe stafin.
Ndeshja e ardhshme për Brazilin në Kupën e Botës, do të jetë ajo ndaj Kroacisë të premten.