Sport

Son kërkon falje pas eliminimit të Koresë

Son Heung-min - Koreja e Jugut - Katar 2022 - futboll
 

Sulmuesi Son Heung-min kërkoi falje pasi Koreja e Jugut u eliminua nga Kupa e Botës “Katari 2022”.

Koreja e Jugut u mposht 4:1 nga Brazili në 1/8 e finales, ndërsa Son ka thënë se i vjen shumë keq për largimin e hershëm të ekipit nga turneu i Katarit. Kapiteni i Koresë së Jugut ishte i pafuqishëm kundër Brazilit, ndërsa në katër ndeshje të Kupës së Botës nuk e shënoi asnjë gol.