Sulmuesi Nikola Vlashiq është i bindur se Kroacia mund të shkojë shumë larg në Botërorin e Katarit.
Kroacia të hënën u kualifikua në çerekfinale, pasi e mposhti Japoninë pas penalltive. Vlashiq shënoi nga pika e bardhë, ndërsa shtoi se kroatët ishin të përgatitur për një situatë të tillë pasi i kishin stërvitur penalltitë.
“Kjo ndeshje dëshmoi se çfarë ekipi i mirë jemi dhe së të bashkuar jemi mes veti. Kemi dominuar, sidomos në fund të ndeshjes dhe kur portieri pret tri penallti, atëherë nuk ka gjasa të humbësh. I kemi stërvitur penalltitë sepse kemi ditur që Japonia është një ekip i fortë, i cili na nxori telashe”, ka thënë Vlashiq. “Nuk e di më kënd e kemi ndeshjen e ardhshme, por ne do të dalim në fushë për të fituar. Ne do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe do të japim gjithçka nga vetja për të shkuar sa më larg”.