Ylli i Marokut, Achraf Hakimi ka treguar pse refuzoi të luante për vendin e lindjes, Spanjën. Maroku dhe Spanja luajnë të martën ndeshjen e 1/8 të finales të Kupës së Botës. Hakimi thotë se në Spanjë nuk ndjeu ngrohtësi. “Ndjeva se nuk ishte vendi i duhur për mua, nuk ndihesha si në shtëpinë time.
Nuk kishte për ndonjë gjë të veçantë, por nuk ishte se si jetoja në shtëpi, që është kultura arabe, duke qenë maroken”, ka thënë ai për gazetën spanjolle “Marca”.
Babai i Hakimit ishte shitës në rrugët e Madridit, ndërsa nëna e tij pastronte shtëpite. Hamimi karrierën si futbollist e nisi në Real Madrid, ku edhe depërtoi në ekipin e parë. Por, më pas u huazua te Dortmundi, ndërsa fitoi titullin e kampionit në Itali me Interin. Aktualisht është pjesë e PSG-së bashkë me yjet Lionel Messin dhe Kylian Mbappen. Ai ka folur edhe për kundërshtaren e 1/8 së finales të Kupës së Botës, Spanjës. “Spanja është një nga pesë përfaqësueset më të mira dhe në Kupën e Botës synon titullin. Por, trajneri ynë gjithashtu na ka mësuar të kemi një mentalitet fitues he nuk ka rëndësi se më kë do të përballemi. Ne do të përpiqemi të luajmë në mënyrën tonë dhe të përpiqemi t’i mposhtim ata. Maroku siguroi kalimin në fazën nokaut në grup me Belgjikën, Kanadanë dhe Kroacinë.