Sport

Disa lojtarë të Belgjikës paguan vet fluturimin për t’u kthyer në shtëpi

Pesë futbollistë të Belgjikës mësohet se zyrtarisht fluturuan nga Katari për në shtëpi më herët se pjesa tjetër e skuadrës pas eliminimit në Kupën e Botës. Belgjika, u eliminua në fazën e grupeve pasi përfundoi e treta në Grupin F, prapa Kroacisë dhe Marokut.

Mësohet se Thomas Meunier, Axel Witsel, Jeremy Doku, Arthur Theate dhe Lois Openda, preferuan të paguanin vet biletat për t’u kthyer në shtëpi nga Katari. Ata ateruan në Bruksel para pjesës tjetër të skuadrës, që thuhet se kishte telashe brenda vetes gjatë Kampionatit Botëror.

Po ashtu, eliminimi i hershëm i Belgjikës në Botëror, solli edhe largimin e përzgjedhësit Roberto Martinez.