Sulmuesi Cody Gakpo sipas të gjitha gjasave do të largohet nga PSV Eindhoveni në afatin kalimtar të janarit. Gakpo po shkëlqen te Holanda në Kupën e Botës dhe ka bërë të ditur se pas turneut të Katarit, do të marrë vendim për të ardhmen e tij.
Ai ka pranuar se ka shumë oferta , por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, pasi është i fokusuar te Holanda. Holanda ka arritur në çerekfinale të Kupës së Botës dhe do të përballet me Argjentinën, ndërsa Gakpo ka shënuar tri gola në katër ndeshje të luajtura.
“Për momentin jam i fokusuar ta ndihmoj Holandën me paraqitje të mira në Kupën e Botës. Pas përfundimit të këtij turneu, do të vendos për të ardhmen time. Por, synimi është që me Holandën të bëhemi kampion të botës”, ka thënë Gakpo.