Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka thënë se pret “betejë të vështirë” me Francën në çerekfinale të Kupës së Botës.
Anglia e kaloi të dielën Senegalin në një të tetën e finales. 29-vjeçari Kane shënoi golin e parë në Katar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndeshjet nokaut nuk janë asnjëherë të lehta. Kemi shfaqur maturi gjatë tërë kampionatit”, ka thënë Kane.
Ndeshja me Francën, kampionen në fuqi, është të shtunën mbrëma.
“Mentalisht ishim në top-formë nga fillimi. Kemi miksim të shkëlqyer të rinisë dhe përvojës. Do të shijojmë këtë fitore, por fokusin shpejtë do ta kthejmë se ndeshja me Francën. Do të jetë betejë e fortë”, ka thënë Kane.