Sport

Tifozet e futbollit thonë se siguria është “fituese” e Botërorit

(Aljazeera) – Kur Andrea M. u largua nga New Yorku për ta përcjellë skuadrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kupën e Botës në Katar, ajo u bëri me dije shoqërisë dhe familjes se nuk do të bënte asgjë të rrezikshme përgjatë turneut.

“Portretizimi i mediave amerikane për Lindjen e Mesme ka qenë shumë ndryshe nga ajo që e kam përjetuar këtu”, ka thënë Andrea 29-vjeçare për “Al Jazeera”, duke shtuar se shoqëria e saj vendosi të udhëtojë në Katar.

Andrea ka thënë se tani është krenare që ka udhëtuar. Dhe flet fjalët më të mira për sigurinë në Katar. Ka dhënë shembull për këtë.

“Gjëra të thjeshta si ecjet përreth qytetit natën vonë, kjo është diçka që nuk mund ta bëj në shtëpi”.

Në orën 22:00, sipas kohës lokale, fillojnë shumë ndeshje të fazës grupore dhe asaj nokaut. Kjo do të thotë se tifozët largohen vonë nga stadiumet, përdorin transportin publik dhe festojnë në zona të tifozëve edhe pas mesnate. Dhe gratë, në grupe ose të vetmuara, shikojnë futboll në ekranet publike, këndojnë dhe vallëzojnë me tifozë tjerë dhe lëvizin lirshëm pa u frikësuar për sigurinë e tyre.

Sipas “Numbeo Crime Index”, Doha renditet si qyteti më i sigurt, apo i dyti më i sigurt në botë.

Për Joy Nkuna, kjo eksperiencë është një dallim i madh nga vendi i saj në Afrikën e Jugut, që renditet në mesin e shteteve më të rrezikshme për gratë që udhëtojnë.

“Kemi shkallë të lartë të krimit në shtetin tim, veçanërisht kundër grave”, ka thënë ajo.

Sipas shifrave të fundit të Qeverisë, më shumë se 1000 gra janë vrarë në Afrikën e Jugut në periudhën tremujore, prej fillimit të korrikut deri në fund të shtatorit.

Nkuna, 39-vjeçare, ka thënë se nuk del e vetme pas perëndimit të diellit, në shtetin e saj. “Nga minuta kur nis të errësohet, gratë nuk mund të dalin të vetmuara, përndryshe janë të rrezikuara”, ka thënë ajo.

“Këtu, unë dhe vajza ime kemi dalë në orën tre të mëngjesit dhe askush nuk na ka frikësuar, nuk na kanë thirrur por as nuk na kanë shikuar në një mënyrë që do të na bënte të ndiheshim të pasigurta”.

Me këtë përvojë mund të lidhet edhe Tatiana Lopez. 33-vjeçarja, tifoze e Brazilit, ka udhëtuar nga Kolumbia me dy shoqe. Ajo ka thënë se burrat në vende publike kanë qenë shumë të sjellshëm.

“Përderisa është shumë e çuditshme të shoh burra në vende publike, ndryshe nga Kolumbia, që janë shumë të respektueshëm”.

Lopez ka thënë se është duke e shijuar turneun pa u shqetësuar për gjërat e saja, që është diçka me të cilën nuk është mësuar në vendin e saj.

“Në fakt unë mund ta mbaj çantën në shpinë, dhe ta mbaj telefonin në xhep sepse e di se askush nuk do të ma vjedhë”.

të cilat kanë jetuar në Katar kanë thënë se siguria nuk është fenomen i ri që lidhet me Kupën e Botës.

Khadija Suleiman, 32-vjeçare nga Etiopia, që jeton në Katar për 10 vjet, ishte në “Lusail Stadium” së fundmi me tre fëmijët dhe dy mbesat e saj, në një ndeshje që nisi në orën 22:00 me kohën lokale. “Nuk e ndiej nevojën të jem me një burrë në mënyrë që të ndihem e sigurt”, tha ajo derisa hynte në stadium.

Për të qenë pjesëmarrësit të sigurt, prezenca e sigurimit është rritur në Katar për shkak të Kupës së Botës. Por, Suleiman tha se siguria në vendet publike për gratë dhe fëmijët, nuk ka qenë asnjëherë shqetësim për të në këtë shtet.

“Nëse më duhet, mund t’i dërgoj fëmijët në shkollë me taksi dhe nuk shqetësohem për sigurinë e tyre”.

Ky vetëbesim përcillet edhe nga gratë e pjesëve tjera në rajonin e Gjirit, shumë prej të cilave kanë qenë në gjendje të jenë pjesëmarrëse në ngjarjen më të madhe dhe ekstravagante në Lindjen e Mesme, pa frikë.

Dalia Abushullaih udhëtoi në Katar nga Arabia Saudite dhe ka thënë se po kënaqet kur po i sheh gratë që po festojnë në hapësirat publike.

“Katari është siguruar që gratë të ndihen të sigurta dhe komode për të qenë pjesë aktive e turneut dhe ta shijojnë lirshëm”, ka thënë 29-vjeçarja. “Bota më në fund po e sheh dhe përjeton kulturën e bukur arabe dhe është gjë e mirë t’i shohësh njerëzit që janë pjesëmarrës dhe kthehen në shtëpitë e tyre”.

Përveç stadiumeve, gratë dhe fëmijët janë të pranishme edhe në zonat turistike si në Souq Waqif të Dohas dhe zonat e tifozëve janë shpërndarë në gjithë qytetin. Disa arrijnë gjatë ditës kur nisin edhe festimet, ndërsa të tjerët shkojnë kah turmat për t’iu bashkuar festave pas ndeshjeve.

Vendimi i organizatorëve për ta ndaluar shitjen e alkoolit në apo afër stadiumeve, po ashtu ka shtuar besimin e shumë grave për të qenë të pranishme në lojëra, pa e rrezikuar sigurinë e tyre.

Camilla Ferriera, vullnetare e turneut nga Brazili, ka thënë se duke e ditur se nuk do të rrethohet nga tifozë të dehur në stadiume, e bën atë të ndihet më e sigurt.

“Nuk do të mund ta imagjinoja të shkoja në një ndeshje futbolli e vetme në Brazil”, tha ajo për “Al Jazeera”. “Nuk mund ta imagjinoj të jem jashtë natën, ta përdor telefonin në hapësira publike pa frikë dhe të jem në gjendje ta shijoj, të ecë, apo të shoh një lojë futbolli. Këtu ndihem 100% e sigurt dhe kjo është gjë e madhe për ne gratë: të jemi në gjendje t’i shijojmë festimet dhe futbollin në një mënyrë të sigurt dhe të qetë”.

Hanoof Abdullah, tifoze e futbollit nga Kuvajti, ka qëndruar e vetme në mesin e qindra tifozëve brazilianë në “Lusail Stadium”. Ajo ka thënë se familjet arabe do ta kishin të vështirë të qëndronin jashtë nëse do ta dinin se shërbehet alkooli.

“Katari i ka treguar botës se futbolli mund të shijohet edhe pa alkool dhe gratë mund ta shijojnë atë pa frikë për sigurinë e tyre”, tha ajo. “Është vendosur një standard shumë i lartë dhe bota tani do të ketë punë shumë të vështirë për ta ndjekur”.