Sport

Selektori serb dhe miqësia e dikurshme me Arkanin

 

Një foto e vjetër e tregon selektorin e Serbisë, Dragan Stojkoviq me kriminelin Zhelko Razhnatoviq i njohur me nofkën Arkani.

Arkani ishte një kriminel serb dhe komandant i një force paramilitare gjatë luftërave në Jugosllavi , të quajtur Garda e Vullnetarëve Serbë. Ai ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit gjatë viteve 1970 dhe 1980 për grabitje dhe vrasje të kryera në disa vende evropiane dhe më vonë u akuzua nga OKB-ja për krime kundër njerëzimit. Njësiti i Arkanit kishte kryer krime lufte edhe në Kosovë. Arkani deri në vdekjen e tij ishte një nga kriminalët më të fuqishëm të Ballkanit. Ai u vra në janar 2000 para se gjyqi i tij mund të mbahej.