Granit Xhaka ka reaguar pas gjitha polemikave të shkaktuara në lidhje me veprimet e tij gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi.
Zvicra triumfoi 3:2. Xhaka ishte shënjestër e fyerjeve si të lojtarëve serbë ashtu edhe të tifozëve serbë në tribuna.
Madje Xhaka gjatë ndeshjes pati një konfrontim me lojtarët serbë, e po ashtu një fjalosje me bankinën e Serbisë.
Në fund të ndeshjes Xhaka kishte festuar me fanellën e futbollistit të ri të Zvicrës, Ardon Jashari, kjo ishte parë si provokim nga serbët.
“Ata që fokusohen më së miri janë relativisht imun ndaj turbulencave emocionale”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Ka pasur edhe spekulime nëse FIFA do ta dënojë Xhakën në lidhje me veprimet e tij gjatë ndeshjes me Serbinë.