Përballja e fundit e fazës grupore të Kupës së Botës Serbi – Zvicër ka tërhequr interesimin më të madh të shikueshmërisë televizive në Zvicër, shkruan “Blick”.
Deri në 1.54 milionë njerëz ndoqën drejtpërdrejtë në televizioni publik të Zvicrës ‘SRF Zwei” të premten në mbrëmje, ndërsa Zvicra u kualifikua në 1/8 e finales. Zvicra triumfoi 3:2, Xherdan Shaqiri realizoi një gol.
Mesatarisht, shikueshmëria ka qenë 1.2 milionë, që korrespondon 61.1 % të shikueshmërisë. Kjo shikueshmëri ka të bëjë për ndeshjet që televizioni publik zviceran ka transmetuar ndeshjet e Zvicrës.