Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, britaniku Tyson Fury, ka treguar se i duhet dy muaj për t’u rikuperuar një lëndim të bërrylit, e tha se mund t’i duhet edhe operim.
Fury ka folur pas fitores që shënoi të shtunën mbrëma ndaj Dereck Chisoras me nokaut teknik në rundin e dhjetë, duke e mbrojtur titullin e botës në versionin WBC.
“Duhet të bëjë disa gjëra. Kam disa probleme me duar, dhe ndoshta duhet të operohem në bërryl. Por, pas kësaj jam i gatshëm për këdo”, ka thënë Fury për “ESPN”.
Fury pritet të ndeshet me Oleksandr Usykun për unifikimin e gjithë titujve të mëdhenj të botës në peshën e rëndë. Usyk ka titujt WBA, IBF, WBO dhe WBO.
Meçi mes tyre pritet të zhvillohet në Lindje të Mesme. Fillimisht ishte menduar të zhvillohej para marsit, porse lëndimi mund të shtyjë këtë. Pasi meçi nuk do të jetë i mundur të organizohet as gjatë Ramazanit, që nisë më 22 mars dhe përfundon më 21 prill.