Sport

Freuler nuk përgjigjet për Xhakën

Futbollisti i Zvicrës, Remo Freuler ka folur për mediat të shtunën. Por ai ka refuzuar të flasë për kapitenin Granit Xhaka, përkatësisht të përgjigjet në pyetjet jo shumë tipike që i janë bërë për mesfushorin.

“Nuk brengosem për politikën. Jam këtu për t’u përgjigjur për sportin”, ka thënë Freuler.

Gazetarët zviceranë kanë insistuar në pyetje për veprimet e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë.

“Nëse vazhdopni të pyesni kështu, atje është dera, jeni të lirë të shkoni”, ka vazhduar Freuler.

Zvicra mposhti 3:2 Serbinë mbrëmë dhe u kualifikua në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës.