Sport

Depay i afrohet rekordit të legjendës holandeze

Memphis Depay e shënoi golin e tij të 43-të me Përfaqësuesen e Holandës të shtunën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Holanda u kualifikua në çerekfinale të Botërorit pas fitores 3:1 ndaj SHBA-së, ndërsa Depay u ngjit në renditjen e statistikave të futbollit holandez.

Depay u bë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Holandës, prapa ish-sulmuesit Robin van Persie, që ka 50 gola gjithsej.