Sport

Deschamps tregon se kujt i frikësohet te Polonia

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, është i vetëdijshëm se kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski, është shumë i rrezikshëm, dhe se mund t’i shkaktojë shumë telashe skuadrës franceze në një të tetën e finales.

Lewandowski e ka shënuar vetëm një gol në fazën grupore të turneut dhe të parin në një Kupë të Botës.

Megjithatë, Deschamps e di se ai mund ta ndalë në gjysmë ëndrrën e Francës për mbrojtje të titullit.

Të dyja skuadrat në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve pësuan disfatë.

Franca u mposht nga Tunizia kurse Polonia humbi nga Argjentina.

Franca dhe Polonia takohen të dielën në orën 16:00 për të kërkuar një vend në çerekfinalet e Botërorit.