Sport

Japonia synon ta bëjë atë që s’e ka bërë kurrë

Japonia ka stërvitur të shtunë në Doha dhe ka vazhduar përgatitjet për një të tetën e finales në Botëror, për ndeshjen ndaj Kroacisë.

Japonia e Kroacia luajnë të hënën në orën 16:00.

Skuadra e përzgjedhësit Hajime Moriyasu, përfundoi në krye të Grupit E dhe do të luajë kundër finalistes së Botërorit 2018, Kroacisë, që ishte e dyta në Grupin F.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Al Janoub”.

Japonia u eliminua nga Belgjika në një të tetën e finales para katër vjetësh në Rusi.

Japonezët asnjëherë nuk e kanë kaluar këtë raund në Kupën e Botës.