John Stones ka thënë se Harry Maguire meriton vlerësimet më të mëdha për paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës me Anglinë.
Përfshirja e Maguireit për Anglinë në Katar është përcjellë me kritika të shumta, pasi ai kishte luajtur vetëm nëntë ndeshje me Manchester Unitedin në edicionin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Gareth Southgate ka pasur besim të plotë në qendërmbrojtësin Maguire, që ia ka shpaguar me paraqitje të mira.
Anglia të dielën luan kundër Senegalit në 1/8 e finales.
“Që nga ndeshja e parë, ai ka dhënë përgjigjen më të mirë. Të tria ndeshjet që i ka luajtur, ai ka qenë i shkëlqyer. Të luash kaq gjatë me dikë në Angli, të kalosh nëpër momente të ndryshme, duke ditur se çfarë ka kaluar me klubin e tij, del të jetë se ai ka besim në vete. Ka pasur shumë zëra rreth tij por ai i ka injoruar të gjithë dhe ka provuar të jetë gjithmonë e më i mirë. Ai meriton fjalët më të mira”, ka thënë Stones të premten kur është pyetur për Maguiren.