Mesfushori i Sevillas, Ivan Rakitiq, ka bërë shaka duke thënë se tifozët duhet t’i paguajnë Romelu Lukakut një pushim në Split, pas paraqitjes së tij në pjesën e dytë të enjten kundër Kroacisë.
Mosrealizimet e rasteve që iu dhanë Lukakut, kanë bërë që kroatët të kalojnë në 1/8 e finales.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBelgjika duhej të fitonte ndaj Kroacisë për të shkuar në fazën nokaut dhe e patën mundësinë me disa raste të pastra shënimi, por shumica e tyre u shpërdoruan nga Lukaku.
“Le të shkojmë para Lukaku! Duhet t’i paguajmë atij një pushim në Split. Vazhdojmë!”, ka thënë ai në një video të postuar në Instagram.