Të ftuarit e një programi televiziv në Katar janë tallur me eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës.
Skuadra gjermane para ndeshjes hapëse të Botërorit kundër Japonisë në fazën grupore, ishte fotografuar me gojën mbyllur më 23 nëntor.
Ky gjest i gjermanëve ishte bërë pasi FIFA njoftoi se gjermanët, bashkë me anglezët, uellsianët dhe shtetet tjera, do të sanksionoheshin nëse do të mbanin shiritin e kapitenit “OneLove”, në përkrahje të të drejtave të LGBTQ+ në Katar.
Të ftuarit në studion televizive në Katar kanë mbyllur gojën dhe kanë bërë gjestin e përshëndetjes me dorën tjetër për gjermanët.