Sport

Ronaldo starton ndaj Koresë së Jugut, Fernandes në stol

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka bërë disa ndryshime në formacion për duelin kundër Koresë së Jugut, por repartit të sulmit do t’i prijë Cristiano Ronaldo.

Ronaldo, i cili ishte në dyshim para këtij dueli për shkak të gjendjes fizike është titullar dhe do të luajë përkrah Ricardo Hortas, të cilët do të përkrahen nga Vitinha që është zhvendosur prapa. Mesfusha e Portugalisë, përbëhet nga Joao Maria, Ruben Neves e Matheus Nunes.

Në portë është portieri Diogo Costa, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Joao Cancelo, Antonio Silva, Pepe e Diogo Dalot.

Mesfushori Bruno Fernandes është në stol, së bashku me Ruben Diasin, Bernardo Silvan e Joao Felixin.

Dueli mes Portugalisë dhe Koresë së Jugut i takon Grupit H dhe nis në orën 16:00. Portugalia tashmë ka siguruar avancimin në 1/8 e finales dhe i mjafton barazimi për të mbetur e para në grup.