Sport

Khazri tërhiqet nga Tunizia

Foto: AP
 

Dy ditë pas eliminimit të Tunizisë në Kupën e Botës, sulmuesi Wahbi Khazri është tërhequr nga përfaqësuesja.

Khazri shënoi golin e fitores për Tunizinë në ndeshjen e fundit ndaj Francës, por që nuk mjaftoi për të avancuar përtej fazës së grupeve.