Te Polonia po përgatiten për penallti për ndeshjen e 1/8 e finales kundër Francës. Në stërvitjet e fundit, polakët janë fokusuar në gjuajtjet nga pika e bardhë, pasi besojnë se fituesi i këtij dueli mund të përcaktohet nga penalltitë.
Ndeshja mes Francës dhe Polonisë, do të zhvillohet të dielën prej orës 16:00. Franca përfundoi e para në Grupin D me gjashtë pikë, ndërsa Polonia tuboi katër pikë në fazën e grupeve dhe doli e dyta në Grupin C.
Trajneri i Polonisë, Czeslaw Michniewicz ka ndërmend që ndaj Francës të fokusohet në një lojë defensive, në mënyrë që ndeshja të shkojë deri në penallti.
Te Polonia po shpresojnë se nëse vjen puna deri te penalltitë, atëherë në skenë do të dalë portieri Wojciech Szczesny.
Portieri i Juventusit ka pritur dy penallti në fazën e grupeve, ndaj Arabisë Saudite dhe Argjentinës.