Sport

Në konferencën e Zvicrës paraqiten Yakin e Akanji

Trajneri Murat Yakin dhe mbrojtësi Manuel Akanji do të paraqiten në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Serbinë. Dueli mes Zvicrës dhe Serbisë, zhvillohet të premten mbrëma dhe i takon Grupit G.

Konferenca do të nisë në orën 14:30, ndërsa Akanji do ta zëvendësojë portierin Yann Sommer që ishte paralajmëruar më herët.

Sommer ka një ftohje dhe për këtë arsye nuk do të jetë përkrah trajnerit Yakin në konferencën për shtyp.

Sommer, po ashtu nuk do të jetë i pranishëm as në stërvitjen e pasdites, së bashku me Nico Elvedin. Ndërsa, në dyshim për të luajtur kundër Serbisë, mbeten edhe Xherdan Shaqiri e Noah Okafor.