Sport

Zmbrapset futbollisti serb, tani thotë se nuk do të lëndonte Xhakën e Shaqirin

Zdravko Kuzmanoviq - Serbia - Zvicra - Katar 2022

Zdravko Kuzmanoviq ka folur edhe njëherë të enjten. Por, ai ka folur ndryshe prej asaj që tha të mërkurën për mediat zvicerane. Ish-futbollisti i Serbisë të mërkurën për “20min.ch” tha se do të nokautonte Granti Xhakën apo Xherdan Shaqirin nëse do të ishte ende pjesë e Serbisë. Por, të enjten i ka tërhequr fjalët e veta. Ai për “Blick” ka thënë se nuk do të dëshironte të lëndonte dikë me dashje. “Sigurisht se nuk doja të thosha se do të lëndoja me dashje dikë. Ajo që doja të thosha është se do të hyja në duele më fort dhe do të jepja gjithçka, sepse dua shumë të fitoj. Ju më njihni. Unë kurrë nuk kam qenë një lojtar që ndalem. Isha emocional dhe do të isha akoma”, ka thënë Kuzmanoviq. Kuzmanoviq dhe Shaqiri kanë qenë së bashku te Interi.

Ai ka folur edhe për raportet me Shaqirin.

“E njohim njëri-tjetrin. Herë pas here shihemi edhe në Kaiseraugst në Aargau dhe bisedojmë me njëri-tjetrin. Ne nuk kemi asnjë problem”, është shprehur ai. Ai insiston se shqiponja dykrerëshe e krijuar nga Xhaka dhe Shaqiri në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë ishte gabim. Por, ka shtuar se gabim kanë bërë edhe serbet.

“Të dyja palët u sollën në mënyrë të gatur. Por, si lojtar duhet të jesh mësuar me provokimet. Kjo është pjesë e punës, nuk të lejohet tregosh. Djemtë sigurisht mësuan nga gabimet e tyre. Shpresoj që të mos përsëritet skena e njëjtë”, ka theksuar Kuzmanoviq. Kuzmanoviq është i lindur në Zvicër, ndërsa ka luajtur për të rinjtë e këtij vendi. Te seniorët luajti për Serbinë, ndërsa ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola.