Sport

Ben White largohet nga Botërori për arsye personale

Mbrojtësi i Anglisë, Ben White, është larguar nga kampi i Anglisë në Kupën e Botës, për arsye personale, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit të Anglisë.

Federata angleze nuk dha ndonjë arsye për largimin e Whiteit.

Qendërmbrojtësi i Anglisë nuk pritet të rikthehet te Anglia dhe të jetë pjesë e ekipit që udhëhiqet nga Gareth Southgate në Katar.

“Kemi kërkuar që privatësia e lojtarit të respektohet për momentin”, shkruhet në komunikatën e Federatës angleze.

25-vjeçari White nuk ka luajtur për Anglinë në dy ndeshjet e para të grupit kundër Iranit dhe SHBA-së, dhe mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit, në kuadër të Grupit B.

Anglia të dielën luan kundër Senegalit në raundin e 1/8 së finales.