Sport

Australia befason Danimarkën, kualifikohet në fazën nokaut

Australia ka befasuar Danimarkën. Australianët fituan ndeshjen ndaj danezëve me rezultatin minimal 1:0 të mërkurën.

Me fitoren e shënuar ndaj Danimarkës, Australia ka kaluar në 1/8 e finales të Kupës së Botës në Katar. Danezët ishin gjatë gjithë kohës më të rrezikshëm se australianët, por goli i shënuar nga Mathew Leckie në minutën e 61-të ia mundësoi Australisë kalimin në fazën nokaut. Danezët provuan të barazojnë rezultatin, por pa ndonjë sukses. Australia tutje ka kaluar si e dyta e grupit D, ndërsa Franca si e para. Australia do të përballet në 1/8 e finales me të parin e grupit C, ndërsa Franca me të dytin e grupit C.

Australia ka shokuar Danimarkën në ndeshjen vendimtare për kalim tutje në Kupën e Botës.


Australia ka shënuar golin e epërsisë përballë danezëve. Mathew Leckie shënoi golin në minutën e 61-të.


Pjesët e para të ndeshjeve Australi – Danimarkë dhe Tunizi – Francë janë mbyllur pa gola.

Të dyja ndeshjet i takojnë grupit D të Kupës së Botës. Danimarka ka dominuar përballë Australisë, por për të avancuar tutje i duhet fitorja në pjesën e dytë.

Franca ka avancuar tutje, ndërsa edhe Tunizia është ende në garë për kalim tutje.