Sport

Onana konfirmon largimin nga Kameruni

Descriptive Text

Portieri i Kamerunit, Andre Onana, është larguar nga Kupa e Botës dhe po kthehet në shtëpi pasi u përjashtua nga skuadra e vendit për arsye disiplinore. Një foto e postuar nga një gazetar në rrjetet sociale tregon portierin e Interit në aeroport të martën.

Zëdhënësi i ekipit të Kamerunit nuk iu përgjigj menjëherë thirrjeve që kërkonin konfirmim se Onana ishte larguar nga skuadra.

Largimi i Onanës pason pas një mosmarrëveshje me trajnerin e Kamerunit, Rigobert Song për taktikat e ekipit. Onana u la jashtë ekipit në barazimin 3:3 të së hënës me Serbinë pasi kishte luajtur në ndeshjen hapëse të Kamerunit në Kupën e Botës, që e humbi 1:0 nga Zvicra.

Onana lëshoi një deklaratë të martën duke thënë se ai “nuk u lejua” të ishte me ekipin në ndeshjen ndaj Serbisë. Në deklaratë, Onana tha gjithashtu se ishte përpjekur të zgjidhte çështjet me Song “por nuk ka pasur vullnet nga ana tjetër”. Ai insistoi se nuk ka thyer rregullat disiplinore, siç pretendonte trajneri Song. “Unë jam sjellë gjithmonë në një mënyrë për ta udhëhequr ekipin drejt suksesit në një mënyrë të mirë”, tha Onana në deklaratë.