Sport

Gjermania gjobitet nga FIFA

Federata e Futbollit të Gjermanisë është gjobitur nga FIFA për shkak se nuk ka respektuar rregullat sa i përket paraqitjes së lojtarëve në konferencën për shtyp.

“Bild” ka njoftuar të martën se Federata gjermane ka marrë një gjobë prej dhjetë mijë frangash zvicerane nga FIFA, që është konfirmuar edhe nga Federata gjermane.

Gjoba ka ardhur për shkak se në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spanjën, është paraqitur vetëm trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick.

FIFA kërkon që në konferencat për shtyp të turneut të Katarit, që krahas trajnerit në konferencën për shtyp të paraqitet të paktën edhe një futbollist.

Flick kishte thënë se i ka kursyer futbollistët nga udhëtimi i gjatë për në qendrën e konferencës para duelit me Spanjën, që përfundoi 1:1.