Sport

Kameruni kërkon pikët e para në Botëror

Kameruni - Boteror 2022 ne Katar
Foto: AP
 

Pasi në ndeshjen e parë u mposht 1:0 nga Zvicra, Kameruni kërkon fitoren e parë në Kupën e Botës në Katar. Kameruni të hënën prej orës 11:00 luan ndaj Serbisë në kuadër të Grupit G. Serbët, po ashtu, kanë humbur ndeshjen e parë. Shpëtuan me vetëm 2:0 në një ndeshje ku Brazili rreshtoi rastet dhe i mbajti thuajse në portë.

Edhe Serbia kërkon fitoren me shpresë për të kaluar grupin. Serbia të shtunën mori goditje edhe nga FIFA, që hapi procedurë disiplinore ndaj Federatës së saj, për shkak të shfaqjes së një flamuri provokues ndaj Kosovës në zhveshtore para ndeshjes me Brazilin.