Sport

Serbët nuk duan të përgjigjen për flamurin provokues

Përfaqësuesja e Serbisë ka mbajtur të shtunën konferencën e radhës në Botërorin në Katar. Në fillim të konferencës një gazetar amerikan ka pyetur se pse flamuri skandaloz me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë ishte i pranishëm në zhveshtoren e përfaqësueses serbe.

Por zëdhënësi i përfaqësueses së Serbisë, Milan Vukoviq, ka reaguar shpejtë.

“Pa përgjigje në pyetjet për flamurin ‘Kosova është Serbi’ në zhveshtore”, ka thënë Vukoviq, raporton scsport.ba.

Flamuri provokues ndaj Kosovës ishte paraqitur në zhveshtoren e Serbisë para ndeshjes me Brazilin, në të cilën serbët u turpëruan në fushën e blertë.

Ai stadium ëndërrimtar serb ishte paraqitur edhe në stadiumin ku u luajt ndeshja.