Sport

De Bruyne flet për rëndësinë e Lukakut

Kevin De Bruyne ka folur për gjendjen e Romelu Lukakut dhe rëndësinë e tij te skuadra e Belgjikës, para ndeshjes së dytë të fazës grupore kundër Marokut.

29-vjeçari që luan tek Interi, Lukaku, është i lënduar që nga fundi i gushtit për shkak të zgjatjes së muskulit.

Ai ka munguar në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

“Nuk e di se si është. Ai ka stërvitur me ne dhe i ndarë nga ne këto ditë. Duhet ta pranoj se ai është lojtar që na ndihmon shumë dhe mund ta ndiesh praninë e tij në fushë. Nuk e di nëse ai do të jetë kundër Marokut, por nëse nis ndeshjen edhe nga banka rezervë, do të jetë armë shtesë në ndeshje”, theksoi De Bruyne.

Lukaku është golashënuesi më i mirë i Belgjikës me 68 gola në 102 ndeshje. Debutoi në mars të vitit 2010.