Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare, teksa u shpreh se Shqipëria i përket Bashkimit Evropian.
Ajo ka shkruar në rrjetin social X se mezi pret t'ia urojë Ramës fitoren edhe në takim, që do të zhvillohet të enjten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Tiranë.
Nën drejtimin tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë punën bashkërisht për reformat në kuadër të BE-së. Shqipëria i përket BE-së. Mezi pres t'ua uroj personalisht nesër në Tiranë", ka shkruar Von der Leyen.
Zyrtaren e BE-së e ka falënderuar Rama, teksa tha që ky është moment i përshtatshëm “pas fjalës së fuqishme të popullit shqiptar për ëndrrën e tij të madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t'u bërë anëtar”.
Kryeministri i Shqipërisë ka shtuar është i vetëdijshëm për rrugën drejt integrimit.
“Le të synojmë më të mirën që na pret. Gjithmonë së bashku”, ka shtuar Rama në X.
-
Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së
-
Ursula Von der Leyen uron Trumpin
-
Von der Leyeni: Shqipëria ka kryer reformat, që ia siguruan 920 milionë euro
-
Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Tri gjëra janë të paparashikueshme: Zoti, seksi, BE-ja
-
Von der Leyen: Duhet ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë dhe të besueshëm