Sport

Tifozit meksikan i dështoi fshehja e alkoolit në dylbi

Një video e një tifozi meksikan që përpiqet të fusë alkool në stadium po bëhet viral.

Ai kishte fshehur alkoolin në dylbi. Por, plani tij nuk funksioni. Zyrtarët e sigurisë së Katarit nuk u mashtruan nga meksikani që duhej të hiqte dorë nga alkooli.

Nën presionin e familjes mbretërore të Katarit, FIFA ndaloi alkoolin në të gjitha stadiumet, dy ditë para se të nisë Kupa e Botës.

Birra lejohet vetëm në zonat për tifozë.