Sulmuesi i Spanjës, Marco Asensio, ka thënë të enjten se ishte “i sigurt” dhe “shumë rehat” me qasjen e selektorit Luis Enrique.
Ai ka vlerëuar punën e Enriques.
“Ishte një ndeshje e mrekullueshme në përgjithësi nga e gjithë skuadra. Personalisht, jam i lumtur për golin dhe kontributin. Jam pështatur me atë që kërkon Luis Enrique nga unë. Jam shumë rehat me atë që ai është duke transmetuar dhe besimin që po ma jep. Unë jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Asensio të enjten.
Sulmuesi Asensio ka fjalë të mira edhe për Gavin.
Asensio shënoi njërin prej shtatë golave për Spanjën që mposhti Kostarikën thellë, 7:0 të mërkurën. Mes golashënuesve ishte edhe 18-vjeçari Gavi, bëhet lojtari më i ri që shënon gol në një Botëror që prej kohës së Peles në vitin 1958.
“Është për t’u habitur që në moshën 18-vjeçare Gavi po bën atë që po bën. Unë e shoh atë duke u stërvitur çdo ditë. Ai ka një nivel të madh, një vetëbesim të madh dhe mendoj se njerëzit jashtë mund të befasohen. Por, për ata prej nesh që jemi me të çdo ditë, ne e dimë se çfarë është i aftë Gavi dhe shpresojmë se ai do të na japë shumë më tepër në këtë Botëror”, është shprehur Asensio.
Spanja do të përballet me katër herë kampionen e botës, Gjermaninë të dielën, e cila pësoi disfatë shokuese 2:1 nga Japonia të mërkurën.