Zvicra e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror në Katar. Të enjten, helvetikët triumfuan 1:0 ndaj Kamerunit në ndeshjen hapëse të Grupit G.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me përfaqësuesen afrikane që ishte më e rrezikshme në daljet përpara.
Por momenti që vulosi fatin e ndeshjes erdhi me të nisur pjesa e dytë. Breel Embolo (48’) realizoi gol pas një pasimi të Xherdan Shaqirit nga e djathta. Embolo, që ka lindur në Kamerun, nuk e festoi golin.
Shaqiri luajti për 72 minuta, ndërsa kapiteni Granit Xhaka kompletoi ndeshjen. Mesfushori Ardon Jashari ishte në bankën rezervë.
Në ndeshjen e ardhshme, Zvicra përballet me Brazilin, ndërsa Kameruni me Serbinë.
Zvicra e ka nisur në mënyrë perfekte pjesën e dytë ndaj Kamerunit.
Helvetikët kanë kaluar në epërsi 1:0 me golin e Breel Embolos (48’), pas asistimit të Xherdan Shaqirit.
Embolo nuk e festoi golin, pasi ka lindur në Kamerun.
Kliko KËTU për ta parë golin
Zvicra dhe Kameruni e kanë mbyllur baras 0:0 pjesën e parë, në ndeshjen hapëse të Grupit G në Botërorin e Katarit.
Ndeshja ishte tejet e baraspeshuar përgjithësisht, por Kameruni kishte rastet më të rrezikshme.
Përfaqësuesja afrikane pati dy tentime në portë, ndërsa Zvicra ende asnjë.
Ka nisur ndeshja mes Zvicrës dhe Kamerunit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Al Janoub”.
Është ndeshja e parë e Grupit G, aty ku bëjnë pjesë edhe Brazili e Serbia.
Kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni Xherdan Shaqiri janë titullarë te Zvicra për ndeshjen ndaj Kamerunit që nis në ora 11:00.
Kjo ndeshje i takon grupit G të Botërorit në Katar.
Në stol është edhe mesfushori i talentuar shqiptar, Ardon Jashari.
Në këtë grup, më vonë do të takohen Brazili kundër Serbisë.
