Sport

Koreja e Jugut ka shpresat te sulmuesi Son për duelin ndaj Uruguait

 

Trajneri i Koresë së Jugut, Paulo Bento, pranoi se ka rrezik për golashënuesin e Premier Leagues të sezonit të kaluar, Son Heung-min, kur ai del në fushë me maskë në ndeshjen hapëse të Grupit H kundër Uruguait në Kupën e Botës. Son nuk ka luajtur që nga thyerja e gropëzës së syrit të majtë më 2 nëntor në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Marseillet. Ai u përplas me mbrojtësin Chancel Mbemba.

“Ai e di, dhe ne e dimë, se pas këtij dëmtimi nuk mund të përjashtojmë ndonjë rrezik”, tha Bento.