Sport

Lewa humb penalltinë, Polonia barazon me Meksikën

FOTO: AP
 

Polonia nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e saj të parë të Grupit C në Kupën e Botës. Polonia ka luajtur pa gola kundër Meksikës, ndonëse ka mundur të shënojë fitore sikur kapiteni Robert Lewandowski mos të dështonte nga penalltia.

Gjuajtjen e Lewandowskit në minutën e 58-të, e priti portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa. Për Ochoan, ky është Botërori i pestë. Ndërkohë, për Lewandowskin, kjo ishte ndeshja e katërt në Kupën e Botës që ende nuk ka shënuar gol.