Sport

Ferizaj eliminohet nga Kupa e Kosovës

 

Skuadra e Ferizajt është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll edhe pse e kishte fituar ndeshjen kundër FK Beharit në kuadër të 1/16 të finales.

Javën e shkuar, Ferizaj kishte triumfuar me shifrat 3:2, por pas ndeshjes, Behari ishte ankuar se një futbollist i ekipit kundërshtar nuk kishte të drejtën e lojës.