Sport

Benzema lëndohet përsëri, në dyshim për Botëror

Karim Benzema është në dyshim të madh për Kampionatin Botëror që nis nesër në Katar.

Ylli i Real Madridit pësoi një tjetër lëndim të shtunën në stërvitjen e Francës, raporton L’Equipe.

Fituesi i Topit të Artë sot mori pjesë për herë të parë në stërvitje së bashku me shokët e skuadrës, pasi po rehabilitohej nga një lëndim që pësoi te Real Madridi.

Franca e nis të martën kampanjën e Botërorit kundër Australisë.