Robert Lewandowski është prej sulmuesve më të mirë në botë. Por polaku ka ende një ëndërr të parealizuar – të shënoi gol në Kupën e Botës.
34-vjeçari i Barcelonës është kapiten i Polonisë. Lewandowski mban rekordin te Polonia me 76 gola në 134 paraqitje, por ende nuk ka shënuar në skenën më të madhe.
Vendi i tij dështoi të kualifikohej në Botërorin 2010 dhe 2014, ndërsa ia doli të shënoi vetëm dy gola në Rusi katër vjet më parë. Por nuk shënoi sulmuesi i Barcelonës.
“Natyrisht se mendoj për Botërorin e kaluar”, ka thënë Lewa në një intervistë për BBC.
“Të shënoi në Kupën e Botës është ëndërr e madhe për mua. Do të jap çdo gjë për të realizuar këtë ëndërr. Shpresoj se do të ndodhë në këtë Botëror”, ka shtuar Lewandowski.