Sport

Anglia ushtron penalltitë pa portier në portë

Anglia ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të rritur besimin e lojtarëve në prag të Botërorit. Lojtarët e Anglisë po i ushtrojnë penalltitë, pa pasur portier në portë.

Këtë e ka bërë të ditur portieri i Anglisë, Aaron Ramsdale.

Selektori Gareth Southgate nuk dëshiron që vetëbesimi i lojtarëve të vihet në dyshim për faktin se portierët po ndalin shumë penallti, shkruan The Sun.

Kështu lojtarët e Anglisë gjuajnë nga pika e bardhë pa pasur portier përballë.

Ata mundohen të gjuajnë topin në kënde, aty ku portierët nuk arrijnë.