Për yllin polak Robert Lewandowski, Kupa e Botës në Katar nuk do të jetë e fundit në karrierën si futbollist.
Ai ka plane të luajë edhe në Botërorin e ardhshëm.
Sulmuesi i Poloninë takohet me Meksikën të martën, në kuadër të Grupit C. Në këtë grup janë edhe Argjentina dhe Arabia Saudite.
“Po përgatitem si të ishte Botërori i fundit për mua, por e di se mund të luajë edhe pas katër vjetësh”, ka thënë Lewandowski, para se të fliste edhe për kundërshtarët në grup.
“Jemi të vetëdijshëm se nuk jemi favoritë në grup, por do të bëjmë çfarëdo për të fituar e për të marrë pikë”, theksoi 34-vjeçari.