Sport

Dy tifozëritë shqiptare pritet të pajtohen në Prekaz

 

Tifozët zyrtarë të dy skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut, “Shvercerat” e Shkupit dhe “Ballistët” e Shkëndijës së Tetovës, pritet t’i lënë prapa problemet që i kanë pasur në të kaluarën.

Incidenti i fundit në Çair, në ndeshjen që u ndërpre ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës e që u fitua në fund me rezultat zyrtar nga tetovarët, ka bërë që ekipet ta shtrijnë dorën e pajtimit, që pritet të ndodhë të dielën në Prekaz.