Sport

Bajrami thotë se mezi ka pritur përballjen me Italinë

Nedim Bajrami ka thënë se mezi ka pritur përballjen me Italinë.

Ai ka thënë se Shqipëria pati rastet e saj përballë Italisë.

“Kam dy muaj që e prisja këtë takim dhe doja të luaja nga fillimi. Nuk e nisa titullar dhe nuk ka problem. Kur erdhi momenti im, u përpoqa të ndihmoj skuadrën. Nuk ia dolëm, por besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Ndaj Italisë ishte shumë e vështirë. E nisëm mirë këtë ndeshje dhe duhej të mbanim sa më shumë avantazhin, por nuk ia dolëm. Më pas kishim raste të rihapnim ndeshjen , por nuk na eci as me traversat, përveçse kundërshtari është shumë i fortë”, ka thënë Bajrami.