Son Heung-min mbajti një maskë në stërvitje me ekipin e Koresë së Jugut të mërkurën përpara Kupës së Botës në Katar dhe më vonë shprehu dyshimet e tij nëse do të jetë në gjendje të luajë prej fillimit të turneut për shkak të dëmtimit në fytyrë.
Sulmuesi i Tottenhamit nuk ka luajtur që nga 2 nëntori kur ai pësoi një frakturë rreth syrit të tij të majtë pas një përplasjeje me Chancel Mbemba të Marseilles në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Ai iu nënshtrua operimit dy ditë më vonë, duke shkaktuar shqetësime te Koreja e Jugut nëse do të jetë në gjenje të paraqitet në Kupën e Botës, që nis të dielën. Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, “Yonhap”, maska e karbonit të Sonit që ai mbajti në seancën stërvitore në objektin stërvitor “Al Egla” në Doha kishte numrin e fanellës së tij - 7 - të shkruar me të bardhë në anën e majtë.
Duke folur në një konferencë shtypi pas stërvitjes, Son tha se ishte “e vështirë për mua të them se kur mund të luaj”.
“Unë do të bëj më të mirën që mundem në këto rrethana”, tha Son sipas Yonhap. “Por është e vështirë për mua të them tani se do të luaj çdo ndeshje”. Ndeshja e parë e Koresë së Jugut në Grupin H është kundër Uruguait më 24 nëntor. Në grup janë edhe Portugalia dhe Gana. Son tha se është i gatshëm të rrezikoj shëndetit e tij për të luajtur. “Nga këndvështrimi i fansave, unë mund ta shtyj këtë edhe më shumë.
Por lojtarët e futbollit gjithmonë luajnë nën rreziqe të tilla”, shtoi Son. “Unë thjesht dua t'u jap tifozëve tanë gëzim dhe shpresë”. Trajneri i Koresë së Jugut, Paulo Bento tha fundjavën e shkuar se gjendja e Sonit do të analizohet çdo ditë nga stafi mjekësor.