Sport

Shtyhet edhe ndeshja Trepça – Teuta

 

Është shtyrë edhe një ndeshje tjetër e Ligës Unike në basketboll. Pas ndeshjes Golden Eagle Ylli – Tirana Neptun, është shtyrë edhe ndeshja Trepça – Teuta. Kjo ndeshje planifikohej të zhvillohej të enjten prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Klubi mitrovicas ishte plotësisht gati për organizimin e ndeshjes, të cilën madje e ka planifikuar si festë basketbolli, marrë për bazë që debuton në Ligën Unike. Por ndërkohë ndeshja është shtyrë, me arsyetimin se Teuta dhe klubet tjera të Shqipërisë nuk janë ende të gatshme.