Ekuadori ishte përfaqësuesja e fundit që ka publikuar listën finale për Kampionatin Botëror “Katari 2022” që nis të dielën. Përzgjedhësi Gustavo Alfaro të martën ka bërë publike emrat e 26 futbollistëve, por ka lënë jashtë lojtarin që e vuri në dyshim praninë e ekipit në këtë turne. Ai nuk e ka përfshirë mbrojtësin Byron Castillo, përkundër të gjitha telasheve legale që i pat Federata e Futbollit të Ekuadorit prejse ekipi u kualifikua në Botëror në muajin mars. Kili dhe Peruja, u ankuan se Castillo ishte kolumbian dhe kishte luajtur në mënyrë ilegale gjatë kualifikimeve për Botëror. Akuzat e tyre u mohuan dhe Ekuadorit iu lejua paraqitja në Botëror, saktësisht në Grupin A së bashku me Katarin, Senegalin dhe Holandën. Ekuadori luan ndeshjen hapëse të Botërorit, të dielën kundër Katarit. Përzgjedhësi Alfaro, ka befasuar me ftesën për sulmuesin Kevin Rodriguez, i cili luan në kategorinë e dytë të Ekuadorit. Për Ekuadorin, kjo është paraqitja e katërt në Botëror.
Portierw: Moises Ramirez (Independiente del Valle), Alexander Dominguez (Liga de Quito), Hernan Galindez (Aucas).
Mbrojtws: Piero Hincapie (Bayer Leverkusen), Robert Arboleda (Sao Paulo), Pervis Estupinan (Brighton), Angelo Preciado (Genk), Jackson Porozo (Troyes), Xavier Arreaga (Seattle Sounders), Diego Palacios (Los Angeles), Felix Torres (Santos Laguna), William Pacho (Royal Antwerp).
Mesfushorw: Carlos Gruezo (Augsburg), Jose Cifuentes, Jhegson Mendez (Los Angeles), Moises Caicedo (Brighton), Jeremy Sarmiento (Brighton), Alan Franco (Talleres), Angel Mena (Leon), Ayrton Preciado (Santos), Gonzalo Plata (Valladolid), Romario Ibarra (Pachuca).
Sulmues: Djorkaeff Reasco (Newell’s Old Boys), Enner Valencia (Fenerbahçe), Kevin Rodriguez (Imbabura), Michael Estrada (Cruz Azul).