Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Phil Jones, është suspenduar për dy ndeshje nga garat evropiane, pasi ka abuzuar verbalisht një kontrollor të anti-dopingut të UEFA-s gjatë finales së Ligës së Evropës, raporton BBC-ja.
Jones është shpallur fajtor nga UEFA për fyerje ndaj zyrtarit dhe mungesë të bashkëpunimit e respektit, transmeton “Koha Ditore”.
Manchester Unitedi është gjobitur me 8.900 funte, ndërsa Jones 25-vjeçar me 4.450 funte.
Ndërkohë bashkëlojtari i tij Daley Blind, po ashtu është akuzuar për thyerje të rregullave të anti-dopingut dhe është gjobitur me 4.450 funte.